Procesi i Primareve 2025 në Partinë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit ka nisur që prej mëngjesit të sotëm dhe vijon në të gjithë vendin, ndërsa janë bërë publike numri i pjesëmarrjeve deri në orën 16:00.
Mësohet se 10,779 qytetarë kanë votuar në Tiranë, ku është edhe pjesëmarrja më e lartë. Në vend të dytë renditet Fieri, ku 7,240 demokratë hodhën votën në kutitë e votimit, ndërsa në vend të tretë është Korça me 7,240 votues.
Në Durrës kanë votuar deri më tani 3,670 demokratë, në Lezhë 2,745, në Kukës 2,280, në Shkodër 3,527, në Elbasan 3,295, në Vlorë 2,143, në Berat 1,464 , në Dibër 2,080 dhe në Gjirokastër 1,705 demokratë.
Procesi i votimit është hapur në orën 08:00 të mëngjesit dhe pritet të përfundojë në orën 18:00.
