Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

FOTO/ Zyra e Ministrit mbushet me domate, speca e shalqinj, ish-Sekretari uron eprorin: Më i miri i Bujqësisë në qeveritë e Ramës

Shkruar nga Newsbomb
FOTO/ Zyra e Ministrit mbushet me domate, speca e shalqinj, ish-Sekretari uron
Edmond Panariti dhe Vojo Bregu ne zyre

Vojo Brgeu, ish-Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Bujqësisë, gjatë kohës që ky institucion drejtohej nga Edmond Panariti, ka zgjedhur një fotografi të veçantë për ta uruar mikun dhe ish-eprorin e tij për ditëlindje.

Ai ka ndarë pamje nga zyra e ministrit, vite më parë kur Partia Socialiste ishte në koalicion me Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe Edmond Panariti ishte në krye të Ministrisë së Bujqësisë, dhe vendi ambienti është shndërruar në një "mini fermë".

"Ishte koha kur arritjet në sektorin bujqësor dhe blegtoral( edhe sipas INSTAT) pasqyroheshin deri në zyrën e ministrit të Bujqësisë", shkruan Vojo Bregu, duke uruar politikanin dhe profesorin e njohur Edmond Panariti në ditët e tij të lindjes.

"Edhe 100 ministrit më të mirë të Bujqësisë së qeverive Rama por dhe atyre të Berishës", përmbyll ai, duke mos e fshehur krenarinë për periudhën kur punoi krah Panaritit dhe ishte numri dy i Ministrisë së Bujqësisë.

Edmond Panariti ka lindur në Tiranë më 1 qershor 1960 dhe është një akademik e politikan i lartë shqiptar, i cili ka shërbyer si ministër i Punëve të Jashtme dhe ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

FOTO/ Zyra e Ministrit mbushet me domate, speca e shalqinj, ish-Sekretari uron
Postimi i Vojo Bregut

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese