Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Flamur Noka dhe Albana Vokshi shtyjnë efektivët e “Shqiponjave” te "Kthesa e Kamzës", përplasje edhe në Bradashesh

Shkruar nga Newsbomb
Flamur Noka dhe Albana Vokshi shtyjnë efektivët e
Flamur Noka dhe Tedi Blushi

Tensione janë regjistruar gjatë protestës së kësaj të marte, vetëm një orë larg përfundimit të përfundimit të këtij tubimi. Ka qenë deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka i cili është përplasur me forcat e Policisë të cilët janë vendosur zinxhir në zonën e “Kthesës së Kamzës”.

Deputeti demokrat ka shtyrë efektivët e “Shqiponjave” dhe u ka kërkuar atyre të zprapsen dhe t’ i lejojnë qytetarët që të protestojnë.

E pranishme është edhe deputetja Albana Vokshi e cila akuzon efektivët se po i provokojnë duke u afruar në drejtim të tyre.

“A është  provikim ky apo jo. Unë jam këtu po protestoj paqësisht. Këta po shtyjnë. Unë do rri këtu deri në orën 20:00 unë do të jem këtu, nuk lëviz”, tha Vokshi.

Flamur Noka dhe Albana Vokshi shtyjnë efektivët e
Albana Vokshi ne proteste

Tensione raportohen edhe në rrethrrotullimin e Bradasheshit. Protestuesit kanë filluar të përplasen me efektivët e Policisë. Tomor Alizoti i cili është dhe deputeti i caktuar në këtë nyjë ka thënë shkurtimisht për mediat se policia është duke provokuar protestuesit.

“Po provokojnë njerëz njerëzit. Nuk ka frikë njeri nga burgu. Njerëzit janë pa bukë”, tha Alizoti i cili më pas është shoqëruar nga dy efektivë. 

Flamur Noka dhe Albana Vokshi shtyjnë efektivët e
Tomor Alizoti ne proteste



Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese