Hapësire reklamuese

Politikë

Fieri “zona e nxehtë”, prokurori i SPAK, agjentë të BKH dhe oficerë të Policisë monitorojnë qendrat

Shkruar nga Newsbomb
Fieri “zona e nxehtë”, prokurori i SPAK, agjentë të
Foto ilustruese

Fieri është cilësuar si një nga pikat “më të nxehta” për këto zgjedhje.  E si rrjedhojë qendrat e votimit në këtë qark janë në vëmendje të organeve të drejtësisë.

Burime për mediat bëjnë me dije se prokurori i Posaçëm, Sotir Kllapi dhe agjentët e BKH-së, të shoqëruar nga oficerë të policisë së Fierit kanë zhvilluar një vëzhgim në disa zona të Fierit.

Krahas prokurorit Sotir Kllapi, e deleguar me detyra ne qarkun e Fierit për krimet zgjedhore edhe dhe prokurorja tjetër e SPAK Doloreza Musabelliu.

Mësohet se deri më tani nuk janë konstatuar shkelje nga ana e prokurorëve të posaçëm, ndërkohë që thuhet se ata do të jenë prezent deri në përfundimin e procesit të votimit, si dhe numërimit të votave.

Ndërkohë, kujtojmë se më herët një reagim erdhi dhe nga Partia Socialiste në Fier pas incidentit të regjistruar në qendrën e votimit në Karbunarë, ku kandidati demokrat bllokoi me makinë qendrën e votimit. Përmes një deklarate për mediat, kryetarja e PS-së në Fier, Dorina Gjiko, denoncoi me forcë veprimet bllokuese të qëllimshme në procesin e votimit.

Deklaratë e PS Fier, Dorina Gjino, kryetare e PS, Fier:

Partia Socialiste e qarkut Fier denoncon me forcë veprimet bllokuese të qëllimshme të segmenteve të Partisë Demokratike në këtë qark sa i përket procesit të votimit.

Bazuar në prova konkrete dhe dëshmitarë, Partia Socialiste do të kallëzojë shtetasin Rrapo Gjika, identifikuar me detyre kryetar i Partisë Demokratike, Fier, pasi po ushtron presion ndaj komisionerëve të Partisë Demokratike që të pezullohet pa shkak procesi i votimit. Z. Gjika është dokumentuar në këtë përpjekje në qendrat e votimit 2999, 2884 dhe 2884/1 të Bashkisë Fier.

I bëjmë thirrje kryetarit të PD Fier të ndalojë menjëherë përpjekjet e qëllimshme për pengimin dhe bllokimin e procesit të votimit dhe e njoftojmë se ndaj tij po përgatitet kallëzimi i shoqëruar me të gjitha materialet audiovizive dhe dëshmitë e të pranishmeve që faktojnë këtë veprim të paligjshme të tij.

Partia Socialiste e qarkut Fier ju bën gjithashtu thirrje komisionerëve në qendrat e votimit të të gjitha forcave politike të respektojnë përcaktimet e Kodit Zgjedhor dhe të ushtrojnë me përpikmëri detyrën e marrë përsipër, për të siguruar një proces të qetë dhe të rregullt votimi për të gjithë qytetarët e këtij qarku.

Ndërkohë Partia Socialiste Fier denoncon një rast edhe më flagrant në Topojë, një njësi e cila njihet si basion socialist ku aktualisht ka një përqendrim të forcave të Partisë Demokratike. Pasi kandidati i Partisë Demokratike, Ajet Gurguri u përplas me komisionerët brenda qendrës së votimit dhe u shoqërua jashtë qendrës nga forcat e policisë, tashmë përfaqësuesit e kësaj partie kanë vërshuar drejt njësisë Topojë, duke filluar nga Luan Baçi dhe deri tek drejtuesi politik, Gazmend Bardhi. Përsërisim se për të gjitha rastet e mësipërme kemi nisur referime pranë organeve ligjzbatuese.

Denoncojmë gjithashtu se kandidati i PD, Gentian Çela është paraqitur pranë qendrave të votimit, 2835 dhe 2835/1, në njësinë Karbunarë, Lushnjë ku ka arritur të tërheqë komisionerët e PD, duke pezulluar kështu procesin e votimit në këto dy qendra. Kandidati Çela do të kallëzohet nga Partia Socialiste Fier për një numër veprash shkelje të Kodit Zgjedhor, duke nisur nga aksesimi i qendrave të votimit, intimidimi i Përfaqësuesve të Partisë Socialiste dhe bllokimi i procesit të votimit përmes presionit të komisionerëve për braktisjen e detyrës.

I bëjmë thirrje drejtuesve të Partisë Demokratike të tërhiqen menjëherë nga çdo përpjekje dhe të lejojë qytetarët të ushtrojnë të drejtën e votës të qetë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese