Kryetarja e Komisionit Europian (KE), Ursula Von der Leyen, mbajti fjalën e saj nga Samiti i Komunitetit Europian që po mbahet në Tiranë.
Von der Leyen në fjalën e saj falenderoi kryeministrin Rama që i mblodhi në tryezën europianë, teksa theksoi se sot më shumë se kurrë kjo shihet e nevojshme. "Europa i ka sytë hapur përballë krizave aktuale", tha Ursula.
Referuar krizave të mëdha që po përjetojnë vende të ndryshme, si kriza energjitike apo lufta në Ukrainë, Von der Leyen u shpreh se Europa do të përballojë dhe këtë, sepse Europa është e bashkuar dhe "këtë e tregon fakti që jemi ulur sot këtu."
Shefja e KE-së theksoi edhe një herë mbështetjen e palëkundur për Ukrainën, teksa paralajmëroi sanksione të tjera kundër Rusisë. Në fund të fjalës së saj, Von der Leyen theksoi rëndësinë e këtij forum, si një shprehje e aftësisë për të zgjedhur dhe për t'u bërë ballë sfidave.
"Faleminderit ti dashur Edi që na mbodhe këtu. E jashtëzakonshme, ashtu siç ne dimë që ti e bën. Kur ra muri në 1990 u shpall si fundi i historisë, dhe kujtohej se liria politike dhe ekonomike do të shkrihej bashkë, ndërsa sot jemi këtu dhe historia u kthye.
Gjatë viteve të fundit, është parë më shumë se kurrë nevoja për Europën për t'u zgjuar. Por, sot Europa është zgjuar, i ka sytë hapur dhe e dimë që duhet të ecim përpara. Ne kemi mësuar të gjithë që kur ka kriza të mëdha Europa i jep përgjigjet më të madha. Dhe krizat e fundit, si dhe lufta në Ukrainë, janë kriza të rënda që na kanë sfiduar, por Europa ka dalë më e madhe dhe më e fortë.
Europa është bashkuar më shumë, dhe ka qëndruar e bashkuar në mbështetjen e palëkundur për Ukrainën, ndërsa Rusia e ka lënë Europën.
Fakti që jemi ulur këtu, Volodymyr, tregon bashkimin tonë dhe vendosmërinë tonë të një bashkëpunimi për të gjetur një rrugë drejt një paqeje. Gjatë rrugës, janë mbështetur sanksionet kundër Rusisë, të cilat po japin efekt. Jemi gati të bëjmë më shumë për ta sjëll Putin në tryezën e negociatave, kjo luftë duhet të përfundojë.
Ne duam paqe, kështu që po punojmë për grupin tjetër të sankioneve. Ne duam paqe, dhe ka ardhur koha të angazhohemi seriozisht. Jemi këtu në Tiranë, ishte mrekulli të dëgjojë parafolësit, dhe nuk kam aspak dyshim që do ta bëjmë. Ky është një vizion i jashtëzakonshëm për të cilin duhet të punojmë, për të lidhur infrastrukturën ndërkombëtare.
KPE është më shumë se një forum, është shprehja e aftësisë sonë për të zgjedhur dhe për t'u bërë ballë sfidave. Dhe e them me besim e me shpresë dhe vendosmëri: Rroftë europa!", tha Ursual Von der Leyen.
