Ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në pamundësi për të qenë prezent në homazhet në nder të “arkitektit” të Partisë Socialiste, Fatos Nanos, ka vendosur që të jetë “i pranishëm” në një tjetër mënyrë.
Veliaj, i cili dikur drejtonte Lëvizjen Mjaft dhe protestonte kundër Fatos Nanos dhe të gjithë socialistëve, ka dërguar një kurorë me lule në emër të tij për ta vendosur pranë arkëmortit të ish-kryeministrit Nano.
Qytetarë të shumtë, miq, kolegë, bashkëudhetarë, njerëz të politikës, artit e botës së medias i dhanë lamtumirën e fundit, Fatos Nanos, njeriut i cili arriti të shkruante historinë. Mesditën e kësaj të diele arkëmorti me trupin e ish-kryeministrit të ndjerë, doli nga holli i Pallatit të Kongreseve nën tingujt e “My Ëay” të Frank Sinatrës.
Qindra qytetarë të mbledhur në të dyja anët e bulevardit “Dëshmorët e Kombit” hodhën karafila të bardhë, mbi arkivolin e liderit historik të PS, i cili përshkoi për herë të fundit Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe ndaloi përballë Kryeministrisë.
Më pas në përputhje me dëshirën e familjarëve dhe amanetin e vetë Fatos Nanos, ceremonia e varrimit vijoi e mbyllur për publikun. Ai do të prehet përgjithmonë në varrezat e Sharës.

