Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Erion Veliaj në paraburgim te "Mine Peza", Ajola Xoxa shfaqet në një aeroport në Romë

Shkruar nga Newsbomb
Erion Veliaj në paraburgim te "Mine Peza", Ajola Xoxa shfaqet
Ajola Xoxa dhe Erion Veliaj

Ajola Xoxa është në rrugën e rikthimit në Shqipëri, pas vendimit të firmosur sot nga Gjykata e Posaçme, sipas të cilit ndaj saj është caktuar masa e arrestit shtëpiak. Megjithatë, masa ndaj saj nuk u zbatua, pasi nuk gjendej në shtëpi në momentin e kontrollit.

Nga një foto të bërë publike në media, dallohet Xoxa teksa ngjit shkallët e avionit në aeroportin e Romës, çka nënkupton se ajo po niset drejt Tiranës. 

Sot Prokuroria e Posaçme doli edhe me njoftim zyrtar duke treguar rast pas rasti momentet kur dyshohet se Veliaj bashkë me bashkëshorten e tij janë në kushtet e kundërligjshmërisë duke konsumuar disa vepra penale.

E gjendur në këto kushte, SPAK ka ndërmarrë edhe masa të sigurimit pasuror për Ajola Xoxën. Referuar njoftimit të këtij institucioni të drejtësisë në vend, konkretisht është caktuar kjo masë për shumën prej 869 mijë euro që gjenden në dy institucione financiare për llogari të bashkëshortes së kryebashkiakut.

Gjithashtu, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 95 mijë euro pranë zyrave të subjektit “Harabel” që zotërohej po nga Xoxa, si dhe 15 mijë dollar dhe 6.6 milionë lekë të vjetër.

“Po kështu, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, me vendimin nr. 98 Akti /datë 10.02.2025 ka vendosur caktimin e masës së sigurimit pasuror, në lidhje me llogaritë bankare të ndodhura në “Intesa Sanpaolo Bank” dhe “Banka Kombëtare Tregtare”, ne emër të shtetasës A. X. dhe shoqërive të lidhura me të, në shumën totale prej 869,149.78 Euro.

Nga ana tjetër, gjatë kontrollit të ushtruar pranë zyrave të “P. L.” shpk, administruar nga shtetësja A. X., e cila është njëkohësisht dhe pronare e vetme, janë gjetur në një kasafortë dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi të hollash, prej 95,350 Euro (shumica prej tyre prerje 500 euro), 14,900 USD dhe 665,000 Lekë”, thuhej në njoftimin e SPAK.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese