Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Erion Veliaj në paraburgim, avokatët e kryebashkiakut mbërrijnë tek Blloku i Sigurisë “Mine Peza”

Shkruar nga Newsbomb
Erion Veliaj në paraburgim, avokatët e kryebashkiakut
Momenti i arrestimit te Erion Veliaj

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tashmë ndodhet në Bllokun e Sigurisë tek “Mine Peza” ku do të qëndrojë për 48 orë.

Pranë tij kanë mbërritur menjëherë avokati Ermir Beta dhe Drejtori juridik i Bashkisë Tiranë, Alban Dokushi. Beta dhe Dokushi janë personat e vetëm të cilët kanë patur kontakt deri më tani me kryebashkiakun.

Erion Veliaj është arrestuar me urdhër të SPAK mesditën e sotme. Në zyrën e tij kanë mbërritur agjentët e BKH-së, të cilët kanë ekzekutuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

Ndërkohë Prokuroria e Posaçme ka firmosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Ajola Xoxën, bashkëshortja e Veliaj, masë e cila nuk mund të ekzekutohet pasi Xoxa ndodhet që prej 8 shkurtit në shtetin italian.

Gjithashtu 4 biznesmenë, të cilët kanë lidhje me zhvillimin e hetimeve që po kryen kundrejt Veliajt, janë lënë në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”; Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu, Shkëlqim Fusha dhe Meriman Palushi.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese