
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur me urgjencë Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste. Kjo lëvizje e kryeministrit ka ardhur pas arrestimit të kryebashkiakut Veliaj.
Burime për mediat bëjnë me dije se Rama ka ardhur me urgjencë nga Shkodra dhe ka mbledhur në selinë rozë socialistët.
Siç raportuam dhe më herët kryeministri Rama ndërpreu vizitën e tij në Shkodër. Menjëherë pas marrjes së lajmit për arrestimin e kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, kryeministri anuloi të gjitha takimet e programuara për në Shkodër dhe u nis drejt Tiranës.
Kryeministri Edi Rama ndodhej sot në Shkodër ku dhe mori pjesë në takimin prezantues të dy projekteve të rëndësishme për qytetin; Rilindjes së Muzeut të Kujtesës, si dhe rindërtimit të hapësirës përreth Xhamisë së Madhe Shkodrës.
Burime për mediat bënë me dije se në axhendën e kryeministrit për orët në vijim ishin të planifikuara dhe disa takime në kryeqendrën e veriut, mirëpo arrestimi i një prej të “vetëve” solli dhe anulimin e tyre.