Ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka lënë ambientet e qelisë së paraburgimit në Durrës. Furgoni i policisë së burgjeve ka pritur Veliajn për ta transportuar drejt Gjykatës Kushtetuese, aty ku paraditen e kësaj të premte do të vendoset lidhur me ankimimin e bërë më herët nga ai sa i përket shfuqizimit të vendimit të Këshillit të Ministrave për shkarkimin e tij nga detyra e kryebashkiakut.
View this post on Instagram
Nën masa të rrepta sigurie ish-kryebashkiaku është nisur drejt kryeqytetit. Gjykata Kushtetuese pritet të shqyrtojë ditën e sotme padinë e Veliajt kundër vendimit të Këshillit të Minisitrave për shkarkimin e tij nga detyra si dhe dekretin e firmosur nga presidenti Bajram Begaj për zgjedhjet e parakohshme në Tiranë.
Kujtojmë se më herët, Gjykata Kushtetuese kishte pezulluar zbatimin e këtij dekreti, në pritje të vendimit përfundimtar. Kushtetuesja kërkoi më herët prezencën e Veliajt në seancën e sotme e cila do të jetë publike.

