Pas përfundimit të procesit të votimit në vendin tonë, Chris LaCivita ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale duke shprehur zhgënjimin e tij.
I ardhur në Tiranë me bujë të madhe që do t’i jepte fitoren Partisë Demokratike përballë Edi Ramës, siç duket strategu amerikan është dorëzuar, teksa tanimë ka nisur numërimi i votave në të gjithë qarqet.
Ai ka postuar në “Twitter” videon, në të cilën u shfaqën disa persona në një zyrë pa shenja identifikuese të Partisë Socialiste.
“Ja se si duket vjedhja e votave në Shqipëri... me mirësjellje nga qeveria narkotike e Edi Ramës", shkruan ai me ironi.
Kujtojmë që Chris LaCivita erdhi me bujë të madhe si njeriu që do të udhëhiqte fushatën e Berishës në aspektin menaxherial, pas suksesit të korrur në Amerikë si krahu i djathtë i Donald Trump.
Here is what stealing votes looks like in Albania..courtesy of the narco govt of edie rama pic.twitter.com/jbS6ucVSyu
— Chris LaCivita (@ChrisLaCivita) May 11, 2025
