Hapësire reklamuese

Politikë

Elisa Spiropali shpall fitoren e Partisë Socialiste në Vorë: Kemi fituar për shkak të punëve të mira! Në qarkun e Tiranës i marrim 20 mandate

Shkruar nga Newsbomb
Elisa Spiropali shpall fitoren e Partisë Socialiste në Vorë: Kemi
Elisa Spiropali

Kryetarja e Kuvendit dhe njëkohësisht dhe drejtuesja politike e Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës, Elisa Spiropali ka shpallur paraditen e kësaj të hëne fitoren e forcës politike ku ajo bën pjesë në Bashkinë e Vorës.

Në një deklaratë për mediat Spiropali u shpreh se në këtë Bashki socialistët kanë fituar thellë, ndërkohë që theksoi se rezultati duhet të ishte publikuar që mbrëmjen e djeshme, ashtu sikurse ishte parashikuar.

Më tej ajo u shpreh besimplotë se në qarkun e Tiranës, Partia Socialiste do të sigurojë plot 20 mandate, duke shtuar se tanimë Shqipëria europiane është nuk është më një ëndërr por një realitet i prekshëm.

“Shqipëria europiane nuk është më një ëndërr por realitet i prekshëm. Këtu në Vorë rezultati duhet të kishte dalë që mbrëmë, ky është qëndrimi jonë dhe i yni. Ne besuam votimin elektronik për Vorën dhe njësinë 10, për ta dhënë rezultatin në kohë reale.

Duhet të kishte dalë që mbrëmë dhe ky është qëndrimi ynë dhe juaji që keni pritur në këtë rezultat. Bashkia a Vorës do të kishte qenë bashkia e parë që do të shprehte fitoren e thellë. Partia Socialiste ka fituar në Vorë me një diferencë të thellë në Vorë për shkak të punëve të mira që ne kemi bërë këtu.  

PS është shumë pranë qytetarëve çdo ditë të viti dhe jo vetëm në muajin e zgjedhjes. Rezulton që Vora i ka dhënë fitoren Edi Ramës dhe e gjithë Shqipëria”, tha Spiropali

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese