Hapësire reklamuese

Politikë

EKSKLUZIVE/ Partia Socialiste “rrëmben” edhe votat e burgjeve! Të dënuarit nga Kukësi në Burrel, Fushë Krujë dhe Elbasan i besojnë Edi Ramës (SHIFRAT)

Shkruar nga Newsbomb
EKSKLUZIVE/ Partia Socialiste “rrëmben” edhe votat e burgjeve!
Ilustrim: Kryeministri Edi Rama

Numërimi i votave në disa nga burgjet e vendit ka përfunduar dhe newsbomb.al mëson ekskluzivisht rezultatin e kutive të votimit dhe preferencat e gjithë të dënuarve me të drejtë vote.

Nga shifrat e raportuara zyrtarisht, bie në sy se të dënuarit nuk kanë ndonjë simpati për Partinë Demokratike. Ose më saktë, janë të pakët ata të dënuar që i kanë besuar votën e tyre koalicionit të madh opozitar.

Kështu, në burgun e Kukësit newsbomb.al mëson se kanë votuar 27 të dënuar dhe nga këta, 22 të dënuar i kanë besuar Partisë Socialiste, 2 Partisë Demokratike dhe 3 të tjerë e kanë shpallur votën të pavlefshme, sipas të dhënave zyrtare.

Edhe në Burrel i kanë besuar të majtës. Socialistët kanë mundur të sigurojnë 28 vota nga të burgosurit e kësaj qendre votimi, 17 vota janë numëruar për Partinë Demokratike dhe 2 vota janë klasifikuar si të pavlefshme.

Newsbomb.al raporton ekskluzivisht se vota të konsiderueshme janë grumbulluar në burgjet e Fushë Krujës dhe Elbasanit.

Respektivisht, në IEVP Fushë Krujë kanë votuar 267 të dënuar dhe në shumicë ata i kanë besuar partisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama, e cila është në rrugën e saj drejt mandatit të katërt, si askush tjetër në historinë e Shqipërisë demokratike.

Pra, 182 vota të dënuarit e Fushë Krujës ia kanë besuar PS, 63 vota Partisë Demokratike dhe 22 vota janë klasifikuar si të pavlefshme.

Masivisht për Partinë Socialiste kanë votuar dhe të dënuarit e burgut të Elbasanit. 82% të votave ose 107 vota i ka marrë partia qeverisëse, ndërsa 14% ose 19 vota i ka marrë koalicioni opozitar i drejtuar nga Sali Berisha. 16 vota kanë dalë të pavlefshme.

Me interes pritet dhe numërimi i kutive të burgut të Durrësit, 313-ës, dhe burgut të Fierit, sepse deri tani Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka bërë përditësim të rezultateve, raporton newsbomb.al.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese