
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Andrii Sybiha, ku u diskutua situata aktuale në fushën e betejës dhe mundësitë për forcimin e partneritetit mes dy vendeve.
Në takim, Sybiha informoi kryeministrin Rama mbi zhvillimet e fundit ushtarake dhe sfidat me të cilat përballet Ukraina.
Bisedimet u përqendruan në thellimin e bashkëpunimit dypalësh mbrojtës, duke përfshirë zhvillimin e projekteve të përbashkëta, mbështetjen e Shqipërisë për integrimin e Ukrainës në BE dhe NATO, si pjesë e vizionit strategjik për paqe dhe stabilitet në rajon, hapat konkretë për avancimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Andrii Sybiha shprehu mirënjohjen e tij për qëndrimin e vendosur të Shqipërisë në mbështetje të Ukrainës, si në aspektin politik ashtu edhe në atë humanitar dhe ushtarak. Ky takim konfirmon edhe një herë rolin aktiv të Shqipërisë në mbështetje të kauzës ukrainase, si dhe përkushtimin ndaj forcimit të marrëdhënieve me partnerët strategjikë.