Hapësire reklamuese

Politikë

Edi Rama mesazh ngushëllimi për ikjen e parakohshme të kolegut demokrat: Keqardhje për Gertin!

Shkruar nga Newsbomb
Edi Rama mesazh ngushëllimi për ikjen e parakohshme të kolegut
Ilustrim: Edi Rama dhe Gerti Bogdani

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një mesazh ngushëllimi për ndarjen e parakohshme nga jeta të kolegut demokrat Gerti Bogdani. Ai i shpreh ngushëllimet bashkëshortes, aktivistes Edlira Çepani dhe familjes së madhe Bogdani në Tiranë.

"Keqardhje për ndarjen kaq të parakohshme nga jeta dhe ngushëllime bashkëshortes e familjes Bogdani", shkruan Edi Rama, teksa ndan dhe një fotografi të Gertit në llogarinë e tij.

Politikani demokrat dhe profesori Gerti Bogdani, ka ndërruar jetë papritur këtë të mërkurë. Ai ka qenë në ambientet e Hotel "Rogner" në kryeqytet, nën shoqërinë e kolegëve dhe miqve të tij, teksa bëhej gati për një takim zyrtar kur ka pësuar një goditje në zemër.

Fatkeqësisht, 44 vjeçari është dërguar me autoambulancë në spital por mjekët nuk kanë mundur ta rikthejnë në jetë. Gerti Bogdani ishte i martuar me aktivisten Edlira Çepani dhe baba i dy fëmijëve të mrekullueshëm, Ajrës dhe Reinartit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese