Hapësire reklamuese

Politikë

EcoPark dhe McGonigal, Arben Ahmetaj tregon ç'ka ndodhur: Ka firmosur vetë Rama, në Dubai ka një video me ish shefin e FBI

Shkruar nga Newsbomb
EcoPark dhe McGonigal, Arben Ahmetaj tregon ç'ka ndodhur: Ka
Arben Ahmetaj

Arben Ahmetaj ka folur për çështjen "EcoPark" dhe "McGonigal". Ish zv. kryeministri i Shqipërisë foli për këto dosje të nxehta duke thënë se kryeministri Edi Rama ka firmosur ekskluzivisht për "EcoPark". Ndërsa për ish shefin e FBI-së, Mcgonigal që tashmë po vuan dënimin në një burg të Amerikës, tha se ka një video ku ai ishte me njerëz të autoriteteve në një fabrikë në Dubai.

"Te EcoPark ka firmosur vetë. Ka firmosur një letër, ai kujton që nuk ekziston. Pse nuk investigojnë? Pse kërcënon Edi Rama? Mund të shkoj në të sëmës një ditë, por deri atë ditë do të bëj gjithçka siç më dikton ligji. EcoPark e ka firmosur vetë drejtëpërdrejtë. Një nga personat e familjes ka qenë e punësuar për të bërë arkitektin para se projekti të dilte në tender.

McGonigal? Në Dubai ka video të McGonigal me autoritetet shqiptare në një fabrikë. Edi Rama e ka korruptuar atë. Pas projekti qëndron një njeri që atij i duhet për të rrotulluar pushtetin. Ai më ka futur njerëz që të më qetësojnë. I thashë që do iki në të sëmës, po more do të iki", tha Arben Ahmetaj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese