Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

E paprecedentë në Tiranë, Mundësisë së Agron Shehajt tentojnë t’i heqin 6 vota: Fletat, me ngjyrë të zbehtë

Shkruar nga Newsbomb
E paprecedentë në Tiranë, Mundësisë së Agron
Fotomontazh

Partia “Mundësia” e Agron Shehajt po përballet me një situatë të paprecedentë teksa kanë mbetur edhe disa kuti votimi për t’u numëruar. Mësohet se në KZAZ 40 në Tiranë, që ndodhet te shkolla “Sami Frashëri”, 6 fletë votimi që i përkisnin kësaj force politike, janë tentuar të shpallen të pavlefshme.

Edhe pse gjithçka është konform ligjit, me dy vulat e kërkuara, komisionerët kanë gjetur një arsye të çuditshme duke evidentuar faktin se fletët janë me ngjyrë më të zbehtë. E pikërisht për këtë situatë, partia “Mundësia” ka dalë me njoftim duke bërë me dije:

“Në KZAZ 40, në Shkollën Sami Frashëri, 6 fletë votimi të Partisë Mundësia po tentohen të shpallen të pavlefshme. Edhe pse janë me dy vulat e komisionit të votimit, arsyeja banale është se fletët kanë ngjyrë të zbehtë. Mbi këtë rast sapo u lajmëruar z Celibashi ndërkohë z Shehaj po niset drejt KZAZ-së”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese