Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Dy orë nga nisja e votimit në Himarë, ja sa qytetarë kanë hedhur votën deri më tani

Shkruar nga Newsbomb
Dy orë nga nisja e votimit në Himarë, ja sa qytetarë
Foto nga qendrat e votimit

Prej më shumë se dy orësh janë hapur qendrat e votimit dhe qytetarët po shprehin vullnetin e tyre me votë për të zgjedhur kryebashkiakun e ri të Himarës.

Nga të dhënat e KQZ deri më tani kanë votuar 1145 qytetarë nga 22.429 që kanë të drejtë vote.

Një shifër kjo më e lartë krahasuar me zgjedhjet e 14 majit në 2023. Sot janë 6.39% e qytetarëve që kanë votuar, ndërsa në të njëjtën orë në zgjedhjet e 23 majit kanë qenë 4.93% që kishin votuar.

Kujtojmë që në një qendër votimi është pezulluar votimi për shkak se janë paraqitur disa qytetarë me karta identiteti të skaduara. Pati debat mes komisionerëve pasi disa kërkonin që personat në fjalë të votonin, ndërsa të tjerë nuk pranonin.

Kjo bëri që në një qendër votimi të ndërpritej votimi, deri sa të merret një vendim përfundimtar nga autoritetet përkatëse.

Sakaq, në njoftimin e KQZ thuhet se procesi i votimit po ecën normalisht dhe pa problematika në të gjitha qendrat e votimit.

“Prej orës 7 të mëngjesit ka nisur procesi zgjedhor për kryetarin e Bashkisë Himarë. Të gjithë qendrat e votimit në Bashkinë Himarë janë hapur sipas procedurave të përcaktuara nga Kodi Zgjedhor. Identifikimi i zgjedhësve po bëhet përmes pajisjes elektronike të identifikimit (PEI) dhe nuk janë raportuar problematika.

Procesi i votimit po ecën normalisht dhe pa problematika. Të 36 qendrat e votimit do të jenë të hapura deri në orën 19:00, në mënyrë që qytetarët e Himarës të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës”, thuhet në postimin e KQZ.

Dy orë nga nisja e votimit në Himarë, ja sa qytetarë
 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese