Vijojnë numërimet në qarkun e Durrësit për 173 kutitë e mbetura.
Si rezultate paraprake referuar përditësimit në faqen zyrtare të KQZ, qarku kryesohet nga Partia Socialiste me 46989 vota apo 52.37%, ndërsa në vend të dytë renditet aleanca “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” me 35064 vota ose 39.25%.
Votimi ka përfunduar vetëm në Bashkinë e Shijakut ku është shpallur fitues Partia Socialiste me 7118 vota, ndjekur më pas nga PD me 5266 vota.
Në rang qarku vendin e tretë e mban Partia Mundësia me 2264 vota e më pas “Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet” me 2091 vota.
Deri më tani jugu i vendit dominohet nga ngjyra rozë, ndërsa vetëm tre qarte në veri të Shqipërisë, Shkodra, Kukësi dhe Lezha janë në favor të PD-së, kjo e fundit me një rezultat të ngushtë me Ps-së.
Sipas rezultateve paraprake, Partia Demokratike ka siguruar 6 mandate dhe Partia Socialiste 8 mandate, ndërsa partitë e vogla asnjë mandat.

