Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Durrësi mbetet i Ramës, demokratët nisin me akuzat: Po hapen kutitë ku kanë blerë votat

Shkruar nga Newsbomb
Durrësi mbetet i Ramës, demokratët nisin me akuzat: Po hapen
Oerd Bylykbashi

Në një kohë kur Partia Socialiste është duke “korrur” një fitore në të gjitha qarqet e vendit, demokratët kanë nisur me akuzat për “blerje votash”.

Ka qenë së fundi drejtuesi politik i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ai i cili në një prononcim për mediat u shpreh se në qarkun ku dhe ai kandidon, kutitë e numëruara deri më tani, i përkasin zonave ku sipas tij janë blerë vota nga PS.

“Në këtë moment ajo që pamë gjatë gjithë fushatës tregon se dominanca e zgjedhësve në qarkun e Durrësit kërkon ndryshimin. Këtu janë duke u hapur aktualisht kuti që janë ndër më të prekurat në mënyrë historike nga shitblerja e votës.

Ne kemi referuar në SPAK një numër të lartë personash, por në këtë qendër numërimi këto kuti që janë hapur tani, rezulton se në mënyrë sistematike PS prej shumë vitesh i ka pasur si basen votash të blera. Pak më vonë do të hyjmë në zonat e qytetit ku do të shihet ndryshimi”, u shpreh Bylykbashi për A2CNN.

Theksojmë se deri më tani në qarkun e Durrësit janë numëruar 102 kuti votimi, nga 493 të tilla. Nga rezultatet e publikuara nga KQZ rezulton se PS ka deri më tani 15141 vota, e ndjekur më pas nga PD me 11895 vota.

Durrësi mbetet i Ramës, demokratët nisin me akuzat: Po hapen
 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese