Arben Ahmetaj ka vijuar me akuza të fortë për magjistratët e SPAK, teksa së fundmi ka treguar se çfarë kanë thënë Altin Dumani dhe Enkelejda Millonai duke pyetur dy persona, emrat e të cilëve ai nuk i përmend.
Ish zv. kryeministri tha për shefin e SPAK që ka kërcënuar subjektin e thirrur si person në dijeni: "Ndërro dëshminë se nuk do të thërras më si person në dijeni", duke i lënë të nënkuptojë se mund ta marrë të pandehur.
Kurse Millonai i ka thënë një gruaje kur e ka pyetur: "Do të të çoj te vendi i shurrës. Kjo i flet sikur të jetë gestapo. Trego ti të vërtetën (për mua gjasme) se unë ty do të të çoj te vendi i shurrës". Kjo është drejtësia e re? Jo! Për këtë kanë aspiruar SHBA-të?", tha ai.
