Hapësire reklamuese

Politikë

Donald Trump krenohet para liderëve në Bordin e Paqes, i falenderon që u bënë pjesë: Ju jeni udhëheqësit më të mëdhenj, mirënjohës për donacionet

Shkruar nga Newsbomb
Donald Trump krenohet para liderëve në Bordin e Paqes, i falenderon
Donald Trump

Mbledhja inauguruese e Bordit të Paqes nisi zyrtarisht në ambientet e Institutit Amerikan të  Paqes “Donald J. Trump”, në Washington D.C. me pjesëmarrjen e kryetarëve të shteteve, qeverive dhe përfaqësuesve të lartë ndërkombëtarë.

I pari që ka marrë fjalën ka qenë edhe i zoti i shtëpisë, Donald Trump, i cili falënderoi të gjithë liderët e vendeve që iu bashkuan këtij Bordi dhe për donacionet që ata dhanë për Gazën.

"Këta janë udhëheqësit më të mëdhenj botërorë. Këtu i kemi bërë ftesë shumë njerëzve dhe jo disa që na kanë shkaktuar probleme, nuk i duam këtu. Është bord shumë i mirë, i kemi këtu të gjithë ata", tha Trump, teksa u shpreh se është punuar për të siguruar një të ardhme më të mirë për njerëzit në Gaza.

Pjesë nga fjala e Donald Trump:

Bordi i Paqes është një arritje e madhe. Jemi përfshirë shumë bashkë me njerëzit që janë këtu prezentë. Disa luftëra kanë zgjatur 30-32 vite, kemi arritur që t’i mbyllim. Kemi shumë punë për të bërë dhe po vazhdojmë të bëjmë punë të mirë. Kemi bërë si një skuadër një punë të mirë, është skuadra më e mirë që kemi pasur deri më tani. Është kënaqësi e madhe që të ftoj sot miq nga e gjithë bota, është një bord që ka shumë peshë, një nga bordet me më shumë peshë që është krijuar deri më sot.

Këta janë udhëheqësit më të mëdhenj botërorë. Këtu i kemi bërë ftesë shumë njerëzve dhe jo disa që na kanë shkaktuar probleme, nuk i duam këtu. Është bord shumë i mirë, i kemi këtu të gjithë ata. Me që ra fjala, kemi shitur një numër rekord biletash për Kupën e Botës. Dua të falënderoj të gjithë udhëheqësit që janë këtu sot, në këtë mbledhje kaq të rëndësishme. Ky bord u themelua për paqen dhe nuk e kisha idenë e impaktit që do të kishte. Por unë erdha dhe vendosëm këtë paqe kaq të bukur. Kemi punuar së bashku për të siguruar një të ardhme të mirë për njerëzit e Gazës dhe mendoj se Bordi i Paqes, kryesisht liderët, shumica e këtyre janë nga Lindja e Mesme dhe vende të tjera të botës, dhe kanë qenë bujarë me donacionet dhe SHBA është shumë bujare, pasi nuk ka si paqja.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese