Teksa Donald Trump inicioi takimin mes liderëve botërorë që pas luftrave të përgjakshme në Gaza e Ukrainë, të vendosin paqe anë e mbanë, Zelensky është dakordësuar që të takohet me Putinin.
Në një intervistë të dhënë për gazetarin britianik Piers Morgan, Zelensky është shprehur i gatshëm për takimin në mënyrë që t’i jepet fund luftës por jo për të përsëritur historinë se pse Rusia pushtoi Ukrianën.
Gjithashtu, presidenti ukrainas bëri të qartë se rrugët drejt paqes dsuhet të përfshijë këtu garancinë sigurore, masa mbrojtëse për vendin e tij si dhe mundësinë e Ukrainës për të marrë vetë vendimet mbi vendin e saj.
Ndërsa përsëriti më tej se nuk i beson Putinit.
“Nuk mund t’i besoj personit që ka vrarë kaq shumë njerëz në Ukrainë dhe që filloi një pushtim në shkallë të plotë kundër kombit tim” u shpreh Zelensky.
“Por tani e shoh se vetëm në nivelin e udhëheqësve mund të përpiqemi vërtet ta përfundojmë këtë luftë. Në nivelin e tre udhëheqësve, mund të përpiqemi vërtet të zgjidhim çështjet territoriale, të cilat janë shumë të ndjeshme, të dhimbshme dhe të vështira”, shtoi më tej presidenti ukrainas.
Nga ana tjetër, Donald Trump këtë të enjte do të mirëpresë takimin inaugurues të Bordit të tij të Paqes, një ngjarje që zyrtarët amerikanë e konsiderojnë si një nga takimet më të rëndësishme të kabinetit të tij.
Në këtë mbledhje, përveç zyrtarëve amerikanë, do të marrin pjesë përfaqësues nga vendet si Shqipëria, Katari, Arabia Saudite, Egjipti, Hungaria dhe Bjellorusia, e cila do të jetë anëtare e bordit edhe pse ndodhet nën sanksione për lidhjet me konfliktin në Ukrainë.

