Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Diplomatja amerikane në zyrën e Hasanit, Ambasada: Diskutime për të çuar përpara interesat e SHBA dhe Shqipërisë

Shkruar nga Newsbomb
Diplomatja amerikane në zyrën e Hasanit, Ambasada: Diskutime për
Diplomatja VanHorn dhe ministri Hasani

Selia diplomatike e Rrugës së Elbasanit ka ndarë një fotografi të ngarkuarës me punë Nancy VanHorn me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Igli Hasani, dhe thotë se të dy kanë diskutuar për interesat e përbashkëta të dy vendeve.

VanHorn i ka shprehur Hasanit mirënjohjen në emër të Qeverisë së SHBA për mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë në nismat rajonale të sigurisë, thotë Ambasada.

"E ngarkuara me punë Nancy VanHorn u takua sot me Ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, për të diskutuar çuarjen përpara të interesave të përbashkëta dhe zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh.

Znj. VanHorn shprehu mirënjohjen në emër të Qeverisë së SHBA për mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë në nismat rajonale të sigurisë dhe rikonfirmoi partneritetin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë", shkruan njoftimi.

Fotografinë e ka shpërndarë dhe shefi i diplomacisë shqiptare, ministri i Jashtëm Igli Hasani, i cili teksa i uron mirëseardhjen zyrtares së lartë amerikane, thotë se Shqipëria "mezi pret avancimin dhe thellimin e përbashkët të lidhjes unike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara."

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese