Pamje nga votimet
Që prej orës 07:00 të mëngjesit të sotëm shqiptarët i janë drejtuar kutive të votimit për të shprehur vullnetin e tyre të lirë me votën për qeveritarët dhe pushtetin të cilin dëshirojnë që t’i qeverisë për katër vitet e ardhshme.
Ndërkohë nga shifrat e përditësuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rezulton se deri në orën 12:00 të kësaj të diele rreth 21.95% qytetarë kanë hedhur votën e tyre, ndërkohë që vlen të theksohet se qarku i cili kryeson këtë garë është Dibra.
Deri më tani rreth 27.72 % në këtë qark i janë drejtuar kutive të votimit, ndërsa qarku me më pak votime deri në këtë orë që raportojmë është ai i Vlorës me 17.18%.
-
Shqipëria voton!
11 Maj, 06:40
Sondazh
Poll

