Hapësire reklamuese

Politikë

Dhëndri i Sali Berishës del nga “arresti shtëpiak”, shkon dhe voton

Shkruar nga Newsbomb
Dhëndri i Sali Berishës del nga “arresti shtëpiak”,
Jamarber Malltezi

Dhëndri i kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, ditën e sotme ka shkuar drejt qendrës së votimit për të hedhur votën e tij.

Malltezi është me masën e sigurisë “arrest shtëpiak” i pandehur në dosjen Partizani së bashku me Sali Berishën, ndërsa leje për të qenë i lirë për pak çaste i është miratuar nga prokurori Arben Kraja.

Kujotojmë se, Jamarbër Malltezi  akuzohet për korrupsioni pasiv, kryer në bashkëpunim me Sali Berishën pasi në marrëveshje me këtë të fundit, duke shfrytëzuar pushtetin, privatizuan kompleksin partizani që i solli familjes miliona euro përfitime. Malltezi akuzohet dhe për pastrim parash.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese