Hapësire reklamuese

Politikë

Dështon pa nisur protesta e opozitës? Disa minuta para orës së nisjes selia blu bosh

Shkruar nga Newsbomb
Dështon pa nisur protesta e opozitës? Disa minuta para orës
Demokratet jashte ambienteve te selise blu

Protesta e opozitës është paralajmëruar të nisë në orën 20:00. Ashtu si dhe tradita e do demokratët mblidhen fillimisht para ambienteve të selisë blu dhe më pas zhvendosen për në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Por, teksa vetëm pak minuta na ndajnë nga startimi i protestës pjesëmarrja e qytetarëve para ambienteve të selisë blu është e pakët.

Ndërkohë, vlen të theksohet që deputetët demokratë prej javësh kanë paralajmëruar që protesta e sotme pritet të jetë madhështore.

Ndërkohë është publikuar edhe lista me emrat e folësve gjatë protestës, ata janë, Edmond Budina, Donika Haxhia, Edvin Cami, Artemisa Zenuni, Erion Dasho, Artemisa Halili, Ilir Meta, Sali Berisha.

Berisha fjalën e tij do ta mbaj nga ballkoni i banesës ku ndodhet në arrest shtëpie prej dhjetorit të vitit të kaluar.

Dështon pa nisur protesta e opozitës? Disa minuta para orësDështon pa nisur protesta e opozitës? Disa minuta para orësDështon pa nisur protesta e opozitës? Disa minuta para orës

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese