Hapësire reklamuese

Politikë

Deputeti i Partisë Demokratike ngre alarmin: Ka njerëz të armatosur në qendra votimi

Shkruar nga Newsbomb
Deputeti i Partisë Demokratike ngre alarmin: Ka njerëz të
Pamjet qe Saimir Korreshi ka treguar

Kandidati i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka ngritur një alarm për qendrat e votimit në qytetin e Lushnjës, ku është shprehur se ka persona të armatosur.

Korreshi ka treguar se fotot që ka kapur ia ka dërguar shefit të komisariatit, ku shpreh se vetë ai është përballur me tre gurpe të cilët kanë qenë të armatosur.

“Janë të armatosur nëpër qendra, sa herë futet një makinë që s’e njeh fusin duart, ia kam dërguar shefit të komisariatit, u përballa me 3 grupe, nuk janë as nga zona. I kemi me surrat, makinat e të gjitha, sa tentohet të hyet, ky fuste dorën në marsup, është një Golf dhe një Benz, asnjë s’është nga Lushnja, çdo makinë bën patronazhimin, kë s’njohin tentojnë ta intimidojnë”, është shprehur Korreshi.

Deputeti i Partisë Demokratike ngre alarmin: Ka njerëz të
Korreshi duke treguar fotot ne celularin e tij

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese