Pas një situate të tensionuar në KZAZ nr.40 në kryeqytet mes vëzhguesëve dhe përfaqësuesëve të Partisë Mundësia e Agron Shehajt me komisionerët e kësaj qendre dhe policisë, është marrë vendimi për votat të cilat pretendohej se ishin të paligjshme.
KZAZ ka vendosur që votat e veçuara të Partisë Mundësia të shpallen të vlefshme.
E gjitha kjo situatë erdhi pas denoncimit publik të Agron Shehajt, i cili deklaroi se komisionerët po tentojnë të shpallin të pavlefshme disa fletë votimi të partisë së tij me pretendimin se kanë ngjyrë ndryshe nga fletët e tjera, pavarësisht se ishin të pajisura me 2 vulat e kërkuara.
Shehaj u shpreh se kjo është një tentativë për t’i hequr partisë së tij mandatin e dytë në Tiranë.



