Hapësire reklamuese

Politikë

Demokratët përmbysin REZULTATIN në Vorë! Surprizon Myslim Murrizi, nga PS kryeson bindshëm Blendi Gonxhja

Shkruar nga Newsbomb
Demokratët përmbysin REZULTATIN në Vorë! Surprizon Myslim
Ilustrim: Disa nga rezultatet e kutive te para ne Vore

Rezultatet e para nga bashkia e Vorës kanë dalë dhe ndryshe nga të dhënat që sugjeroi kutia e parë, të tjera kanë përmbysur shifrat. Nga kryesimi bindshëm i Partisë Socialiste në kutinë e parë, rezultatet e reja janë në favor të demokratëve.

Newsbomb.al ka analizuar me detaje "biletat" e para që ka nxjerr pajisja e numërimit elektronik dhe shihet qartë se qytetarët e Vorës i kanë besuar në masë Partisë Demokratike. Nga gjashtë kuti të lexuara, PD ka marrë 522 vota dhe 491 vota për PS.

Nga 1.000 votues, koalicioni opozitar ka siguruar më shumë se 50% të votave të lexuara deri më tani dhe kandidati më i votuar rezulton të jetë ish-deputeti Myslim Murrizi. Ai nuk ka pasur mandat në katër vitet e fundit, ama është pjesë e strukturave të PD dhe herë-herë kritik i lidershipit.

Pas tij, më të votuar në radhët e Partisë Demokratike të Vorës janë Jorida Tabaku dhe doktori i njohur Ilir Alimehmeti.

Ndërkohë, socialistët i kanë besuar bindshëm ministrit dhe kandidatit Blendi Gonxhja. Gjithë të tjerët variojnë nga 1 në 9 vota, kurse Gonxhja në çdo kuti rezulton të ketë rezultat dyshifror si kandidati më i votuar në bashkinë e Vorës.

Megjithatë, këto janë vetëm kutitë e para sepse rezultati final pritet të bëhet publik gjatë ditës së nesërme, sipas asaj që ka deklaruar kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, sepse kjo ka qenë kërkesë e vetë Partisë Demokratike.

Rezultatet respektive për çdo kuti janë si më poshtë:

Partia Demokratike - Partia Socialiste

129 - 68

35 - 85

111 - 87

106 - 64

99 - 63

42 - 124

= 522 - 491

Në orën 19:00 të kësaj të diele ka përfunduar zyrtarisht procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Votimi ka nisur që në orët e para të mëngjesit, në orën 07:00, dhe është zhvilluar  relativisht i qetë në të gjitha qendrat e votimit në vend.

Vlen të theksohet se nga statistikat e publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pjesëmarrja në këto zgjedhje ka qenë me pakët se në zgjedhjet e 2021. Deri në orën 18:00, kutive të votimit i janë drejtuar rreth 41.04% të votuesve. Krahasuar me vitin 2021 kemi një pjesëmarrje gati 4.44% më të ulët.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese