Hapësire reklamuese

Politikë

Del SONDAZHI i dytë: Partia Demokratike fiton zgjedhjet me 72 mandate, disfatë e fortë për PS!

Shkruar nga Newsbomb
Del SONDAZHI i dytë: Partia Demokratike fiton zgjedhjet me 72 mandate,
Dy exitpoll-et e para per zgjedhjet e 11 Majit

Syri Televizion ka publikuar sondazhin e dytë për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri dhe sugjeron se Partia Demokratike është fituese e zgjedhjeve të 11 Majit. Sipas shifrave të televizionit pranë familjes Berisha, PD ka marrë 53.15% të votave ose 72 mandate.

Sondazhi nisi në mëngjes dhe u mbyll pikërisht kur u mbyllën kutitë e votimit, me 5.383 persona që morën pjesë në votime, ndërsa secili tregonte se për kë kishte votuar sot, duke treguar votën e tij por pa u identifikuar.

Rezultatet e projektuara sugjerojnë një disfatë të fortë të Partisë Socialiste, e cila thuhet se do të marrë 64 mandate ose 45.12% të votave. Nga partitë e tjera, Mundësia merr një mandat, Shqipëria Bëhet merr dy mandate, kurse PSD e Tom Doshit merr një mandat.

Del SONDAZHI i dytë: Partia Demokratike fiton zgjedhjet me 72 mandate,
Sondazhi i realizuar nga Syri Televizion

Më shumë sesa një projeksion (exitpoll/sondazh) këto shifra duket se janë një kundërpërgjigje ndaj exitpoll-it të parë të publikuar nga media e drejtuar nga botuesi Baton Haxhiu, i cili sugjeronte një fitore të fortë të Partisë Socialiste.

Albanian Post ka publikuar pak minuta pas mbylljes së qendrave të votimit, exit poll në rang kombëtar nga ku rezulton se socialistët kanë marrë 79 mandate, ose pesë më shumë se katër vjet më parë. Demokratët e Sali Berishës rezultojnë me 54 mandate me 38% të votave në rang vendi.

Nga ana tjetër PSD-ja e Tom Doshit mund të marrë tre mandate, ku dy i ka në Shkodër dhe një në Tiranë me 2.2% të votave në rang vendi.

Del SONDAZHI i dytë: Partia Demokratike fiton zgjedhjet me 72 mandate,
Sondazhi i realizuar nga Albanian Post

Partia Mundësia e Agron Shehaj merr 3.6% të votave në rang kombëtar, por arrin të marrë vetëm 2 mandate, për shkak të shpërndarjes së gjerë të votave në gjithë Shqipërinë dhe përqendrimit vetëm në qarkun e Tiranës.

Në 1 mandat është Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit, në qarkun e Tiranës, por që Qorin do ta shihte vetë jashtë Parlamentit. Një mandat mund të marrë edhe Lulzim Basha në Tiranë, ndërkohë që Adriatik Lapaj dhe koalicioni i tij rezultojnë pa asnjë mandat.

© Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese