Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) pranë Partisë Demokratike ka shpallur rezultatet e primareve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 në qarkun e Tiranës.
Sipas të dhënave zyrtare, në këtë proces morën pjesë 13.052 anëtarë të PD nga Tirana, ndërsa në rang kombëtar votuan gjithsej 50,854 anëtarë.
Kuota minimale e përllogaritur sipas formulës "Imperiali" për qarkun e Tiranës është 144 vota. Ndërkohë shumicë votash në këto zgjedhje për këtë qark ka arritur të marrë Hysen Kadiu për të cilin kanë votuar 913 anëtarë të Partisë Demokratike.
Në vendin e dytë me 737 vota është listuar Klevis Balliu, ndërsa në të tretin Rigels Muçollari me 666 vota.
Sakaq, vendin e katërt, duke qenë edhe gruaja e cila ka arritur që në këto zgjedhje në qarkun e Tiranës të ketë marrë numër më të lartë votash është deputetja Jorida Tabaku. Për Tabakun kanë votuar 651 anëtarë të Partisë Demokratike, e cila pasohet më pas nga Ilir Alimehmeti me 603 vota.
Reultati Qarkut Tirane by Newsbomb Albania on Scribd

