Hapësire reklamuese

Politikë

Bota “sytë” nga Shqipëria, mediat ndërkombëtare jehonë zgjedhjeve tona parlamentare

Shkruar nga Newsbomb
Bota “sytë” nga Shqipëria, mediat ndërkombëtare
Qytetarët shqiptarë duke votuar

Që prej orës 07:00 të ditës së sotme në vendin tonë janë duke u mbajtur zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ku deri më tani kanë votuar 35.92% e zgjedhësve, një shifër shumë herë më e ulët se ajo e katër viteve më parë ku në po të njëjtin orar kishin votuar 41.25 % e votuesve.

Mesa duket zgjedhjet e Shqipërisë kanë tërhequr vëmendjen e mediave të huaja, teksa i kanë dedikuar secila nga një artikull ku më shumë janë fokusuar tek dy rivalët më të mëdhenj, Sali Berisha dhe Edi Rama.

Reuters i ka dedikuar artikullin me titullin “Shqipëria voton ndërsa kryeministri Rama kërkon mandatin e katërt, duke premtuar integrimin në BE", ndërkohë përmend kështu që është një pretendent kryesor për të fituar zgjedhjet parlamentare.

Ndërkohë, edhe Al Jazeera me të njëjtin titull, duke përmendur edhe Sali Berishën si rivalin kryesor të Ramës, si dhe kanë theksuar faktin që kreu i opozitës nuk ka akses të udhëtojë drejt SHBA-ve.

“Rivali kryesor i Ramës, 80-vjeçari Sali Berisha ish-president dhe kryeministër, kryeson Partinë Demokratike konservatore.Pavarësisht se i është ndaluar hyrja në Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuara për shkak të korrupsionit të dyshuar, të cilin ai e mohon, Berisha ka ruajtur një numër të madh ndjekësish besnikë dhe ka përdorur slogane si “Ta bëjmë Shqipërinë të madhe përsëri”, shkruan Al Jezeera.

Ndërkohë, Euronews, ka shkruar për premtimin që Rama u ka bërë shqiptarëve për antarësimin drejt Bashkimit Europian, teksa e konsdierojnë si një kërkesë e paprecedentë të mandatit të 4-tërt nga ana e tij.

“Shqiptarët u drejtuan në qendrat e votimit për zgjedhjet parlamentare të dielën. Kryeministri Edi Rama po kërkon një mandat të katërt të paprecedentë në detyrë pas një fushate të dominuar nga premtimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe akuzat për korrupsion të përhapur”, shkruan Euronews.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese