Hapësire reklamuese

Politikë

Bllokohen qendrat e votimit në Elbasan, policia dhe prokuroria njoftohen për parregullsi dhe ndërhyjre të personave të paautorizuar

Shkruar nga Newsbomb
Bllokohen qendrat e votimit në Elbasan, policia dhe prokuroria njoftohen
Foto ilustruese

Dy qendra votimi janë bllokuar përkohësisht në qytetin e Elbasanit.

Burimet për mediat bëjnë me dije se pezullimi ka ndodhur në dy zona të ndryshme, në Papër dhe në njësinë administrative Tregan.

Qendra e votimit nr. 2194 në njësinë administrative Tregan nga komisionerët e Partisë Demokratike, pasi mësohet të jetë raportuar për hyrje të paautorizuar të disa personave në ambientet e votimit.

Për shkak se ata nuk janë larguar duke këmbëngulur është kërkuar ndërhyrja e Policisë së Shtetit për të rikthyer rendin dhe për të mundësuar rifillimin e procesit të votimit, i cili është ndërprerë përkohësisht.

Gjithashtu, edhe në Papër procesi i votimit në numrin 2447 është ndërprerë përkohësisht, pasi oficerë të Policisë dhe përfaqësues të Prokurorisë janë njoftuar për parregullsi gjatë zhvillimit të votimeve.

Gjithashtu, bëhet me dije se forcat e rendit kanë mbërritur në vendngjarje ndërsa personat që kanë prezentë janë duke dhënë deklarimet e tyre zyrtare.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese