Hapësire reklamuese

Politikë

Blendi Gonxhja “merr stafetën” te socialistët, Ilir Alimehmeti te demokratët! Qytetarët të “apasionuar” edhe pas Xhafajt dhe Tabakut

Shkruar nga Newsbomb
Blendi Gonxhja “merr stafetën” te socialistët, Ilir
Fatmir Xhafaj, Blendi Gonxhja, Ilir Alimehmeti

Teksa numërimi i votave në qendrat e votimit është duke vazhduar e qetë, deri më tani dhe rezultatet e disa kandidatëve të partive janë duke dalë.

Për Partinë Socialiste kandidati që kryeson deri më tani është Blendi Gonxhja, i cili ka siguruar të paktën 5080 vota, ndërsa në vend të dytë është Fatmir Xhafaj me 1880 vota.

Ndërkohë, për Partinë Demokratike-ASHM, deri më tani të preferuar janë Ilir Alimehmeti me 1115 vota, ndërsa në vendin e dytë është Jorida Tabaku me 996 vota.

Gjithashtu për Nisma Shqipëria Bëhet, vendin e parë deri më tani e mban Adriatik Lapaj me 253 vota dhe në vendin e dytë është Endrit Shabani me 128 vota.

Për sa i përket Partisë Mundësia, deri më tani të preferuar janë Edison Abazi me 220 vota, ndërsa ndiqet nga kandidati me 52 vota.

Ndër të tjera, Partia Koalicioni Euroatlantik në vendin e parë është Eduard Kelmendi me 90 vota dhe më pas në rend vjen Lulzim Basha me 45 vota.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese