Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

BKH zbarkon në zyrën e Erion Veliajt; Dy masa arresti për të dhe një zyrtar tjetër

Shkruar nga Newsbomb
BKH zbarkon në zyrën e Erion Veliajt; Dy masa arresti për të
Kryebashkiaku i Tiranes, Erion Veliaj

Një zhvillim i papritur nga Bashkia e Tiranës, ku mësohet se kryetari Erion Veliaj është arrestuar nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Pas një periudhe hetimi mbi katër vepra penale, forcat e BKH-së kanë ndërhyrë mesditën e sotme në ambientet e bashkisë, duke ekzekutuar urdhrin e arrestit ndaj tij.

Burime pranë SPAK konfirmojnë se prokurorët e posaçëm kanë kërkuar nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) masën e sigurisë "arrest me burg" jo vetëm për Veliajn, por edhe për një tjetër zyrtar të lartë. Ndërkohë, pritet një njoftim zyrtar nga SPAK mbi akuzat dhe hapat e mëtejshëm të hetimit.



Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese