Hapësire reklamuese

Politikë

Berisha "trembet" nga exit-polli që e nxjerr humbës: Bandat e Edi Ramës kanë marrë vota me kërcënime!

Shkruar nga Newsbomb
Berisha "trembet" nga exit-polli që e nxjerr humbës: Bandat
Kryetari i PD, Sali Berisha

Kryedemokrati Sali Berisha, ka mbajtur një konferencë për shtyp rreth një orë pas mbylljes së procesit të votimit për zgjedhjet parlamentare që u zhvilluan ditën e sotme. Kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se të dhënat e deritanishme dëshmojnë se zonat tradicionale të qendrës së djathtë kanë një rritje të ndjeshme të elektoratit.

Kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se sovrani ka folur qartë përmes votës në mbështetje të Partisë Demokratike ndërsa nuk la pa komentuar të dhënat e para të një exit-polli nga Albanian Post që tregonte se PS kryeson me 79 mandate ndërsa PD me 54 mandate.

Sali Berisha u shpreh se Baton Haxhiu është një gënjeshtar i gatshëm i Edi Ramës, pasi sipas kryedemokratit, Haxhiu në faqen e tij ka konvertuar në poll memorandumin e Kuçit, referuar llogarive të Edi Ramës në Vlorë për mandatet që mund të marrë Partia Socialiste.

Deklarata e Berishës është e ngjashme me prononcimet e tij të mëhershme kur ndjen humbjen. Berisha gjithmonë ka përsëritur se sovrani foli, por rezultatet finale ende nuk kanë dalë. Lumë akuzash ndaj kundërshtarëve dhe pretendime për kërcënime janë tashmë një gjuhë e njohur e Sali Berishës.

"Priten konform kësaj rritje edhe rezultatet me një opoztimizëm të vërtetë. Jam këtu para jush për të deklaruar se sovrani foli. Vota është në duar të komisionerëve në përgjegjësinë më të mëadhe.

Në Durrës bandat e Pojës, e Troplinit, kanë vërshuar drejt KZAZ-ve me urdhrin nga Edi Rama se mund të ndikojë në rezultat. Kjo nuk është vetëm në Durrës por ata janë më aktivë. Janë denoncuar qoftë nga mediat, qoftë nga PD-ja.

Në zonat e tjera Edi Rama ka zgjedhur një llojë presioni drejt KZAZ-ve. Porosia ime e prerë për të gjithë komisionerët tanë në KZAZ, në komisionet e numërimit, të zbatohet ligji dhe vetëm ligji.

Asnjë votë nuk mund dhe nuk duhet të numërohet në presion. Garantoj të gjitha bandat se qeveria e aleancës për Shqipërinë Madhështore do t'i shpallë ato banda terroriste dhe do marrin ndëshkimet më maksimale si të tilla.

Unë kuptoj që ata janë në përpëlitjet e fundit dhe besojnë se mund të ndikojnë në vullnetin e sovranit. Asgjë nuk mund të ndryshojë, populli ka folur në mënyrë vendimtare.

Lidhur me një exit poll të pretenduar nga gënjeshtari i gatshëm Baton Stanishiqi, gënjeshtar i gatshëm që s'bëri asgjë tjetër veçse pa bërë asnjë exit poll, konvertoi në poll memorandumin e Kuçit.

I them Edi Ramës se me pilula të tilla do mbetesh shumë shpejt për një kohë të gjatë pa gjumë. Janë realisht orët e fundit të tij në pushtet. Mos përdor gënjeshtarë të gatshëm papagaj të cilët janë të aftë të deklarojnë çdo gjë kundrejt pagesave."-tha Berisha.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese