Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Basha për arrestimin e Meta: Kambanat po bien për Ramën, brinjët e Trekëndëshit të Bermudës s’qëndrojnë dot pa njëri-tjetrin

Shkruar nga Newsbomb
Basha për arrestimin e Meta: Kambanat po bien për Ramën,
Lulzim Basha

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me arrestimin e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Ai me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se tashmë e ka radhën Edi Rama, të cilin e konsideton si “brinjët e Trekëndëshit të Bermudës”.

Ndër të tjera ai shkruan se fillimi i fundit të pandëshkueshmërisë shënon fillimin e fundit të tranzicionit.

“Kambanat po bien për Edi Ramën, brinjët e Trekëndëshit të Bermudës nuk qëndrojnë dot pa njëri-tjetrin.

Fillimi i fundit të pandëshkueshmërisë shënon fillimin e fundit të tranzicionit. Shqipëria meriton më shumë”, shkruan Rama.

Kujtojmë që shpesh Basha ka cilësuar si “Trekëndësh të Bermudës”, Sali Berishën, Ilir Metën si dhe Edi Ramën. Berisha tashmë ndodhet në ärrest shtëpie” për dosjen “Partizani”, ndërsa Meta është arrestuar sot me urdhër të SPAK për pastrim parash dhe dosjen “Cez-Dia”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese