Hapësire reklamuese

Politikë

“Ati i shenjtë, ke bërë shumë armiq”, Edi Rama rrëfen një nga takimet me Papa Françeskun, përgjigjja e tij që kryeministrit i ka mbetur në mendje

Shkruar nga Newsbomb
“Ati i shenjtë, ke bërë shumë armiq”, Edi Rama
Edi Rama dhe Papa Francesku

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me gratë socialiste në Kavajë mbajti një minutë heshtje në nder të Papa Françeskut dhe mbylli fjalën e tij më herët nga sa ishte planifikuar.

Para se të mbyllte takimin Rama tregoi dhe një nga vizitat e shumta që kishte me Atin e Shenjtë.

Duke vlerësuar kontributin që ai ka dhënë për botën dhe harmoninë fetare, ku shpesh herë ka kërkuar të pranohen dhe ato që dikur cilësoheshin si të “pa pranuara”, kryeministri ka treguar se dikur iu drejtua Papës duke i thënë se me deklaratat e tij ka bërë shumë “armiq”. Ndërkohë që përgjigjen e tij, kryeministri Rama e kujton edhe sot.

“Më kujtohet që në takimin e dytë që kemi pasur në Vatikan, në audiencë me të kam qenë dy herë. Në takimi ne dytë e pyes i them: ‘Ati i shenjtë më duket se shumë armiq ke bërë, duke thënë gjëra që nuk i ka thënë kurrë një Papë” E nuk e harroj kurrë më tha: “Kryeministër nëse nuk i them ato që kam për të thënë, tani që kam kohën me njerëzit kur do i them dhe kujt do ja them krimbave kur të shkoj në varr”, tha Rama.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese