Hapësire reklamuese

Politikë

Asambleja Kombëtare në Durrës hapet me fjalimin e Ramës, zbardhet axhenda

Shkruar nga Newsbomb
Asambleja Kombëtare në Durrës hapet me fjalimin e Ramës,
Asambleja e Partisë Socialiste

Socialistët ashtu si dhe është njoftuar më herët do të mblidhen sot, 8 shtator, në qytetin e Durrësit. Partia Socialistë do të mbledhë sot Asamblenë e re Kombëtare dhe sipas axhendës ajo do të nisë në orën 11:00 dhe i pari që do të flasë do të jetë kryesocialisti Edi Rama.

Pas fjalës së kryetarit të Partisë Socialiste do të vijojnë më tej me zgjedhjen e organeve drejtuese të kësaj force politike, kryesinë dhe sekretarët e rinj.

Asambleja Kombëtare në Durrës hapet me fjalimin e Ramës,
Axhenda e mbledhjes së Asamblesë së PS

Asambleja e re e PS-së, e përbërë nga rreth 350 anëtarë, u formua pas votimeve të Kongresit të PS-së të mbajtur më 28 korrik. Nga këta anëtarë, 156 u zgjodhën drejtpërdrejt nga delegatët e Kongresit, ndërsa pjesa tjetër janë automatikisht pjesë e Asamblesë për shkak të pozicioneve të tyre drejtuese në parti.

Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama mblodhi kabinetin qeveritar në rezidencën e Dajtit, në prag të nisjes së sesionit të ri parlamentar, ndonëse kjo mbledhje u zhvillua me pak detaje të zbuluara për publikun.

Kjo Asamble do të luajë një rol të rëndësishëm në përzgjedhjen e kandidatëve të PS për deputetë, të cilët do të konkurrojnë në zgjedhjet e ardhshme, duke vendosur bazat për strategjinë e partisë për të ruajtur mazhorancën.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese