
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar për arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke e cilësuar atë si një arritje të jashtëzakonshme.
Në reagimin e tij në rrjetin social, Facebook, Shehaj ka drejtuar akuza edhe ndaj kryeministrit të vendit. Sipas Shehajt, pandëshkueshmëria do marri fund në këtë vend kur Rama të dalë para drejtësisë.
Megjithatë, Shehaj ka reaguar nga qytetarët shqiptarë që të reagojnë dhe të mos presin që të bëjë gjithçka drejtësia. Lidhur me këtë, Shehaj ka ftuar të gjithë shqiptarët që të reagojnë në zgjedhjet e 11 majit, duke i ndëshkuarr me votë.
Reagimi i plotë:
Arrestimi i Erion Veliajt është një arritje e jashtëzakonshme. Mbi këtë gjë nuk ka diskutim. S’ka diskutim gjithashtu që nëse Shqipëria është një nga vendet më të korruptuara në Europë është sepse ka një kryeministër të korruptuar Pandëshkueshmëria do marri fund në këtë vend kur Edi Rama të dalë para drejtësisë.
Por ndërkohë nuk mund të presim të bëjë gjithçka drejtësia. Duhet të reagojmë! Ne e dimë shumë mirë që Erion Veliaj ishte i korruptuar.
E dimë qe Edi Rama është i korruptuar.
Duhet të reagojmë.
Duhet të hapim sytë.
Duhet t’i ndëshkojmë me votë.
Duhet të votojmë njerëz të pakorruptuar, me integritet.
Prandaj, ju ftoj të gjithëve të mos të dorëzohemi.
Ndërkohë që drejtësia bën detyrën dhe i nxjerr para drejtësisë, ne duhet të reagojmë.
Duhet t’i ndëshkojmë me votë.