Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Arrestimi i Veliajt, reagon Basha: Fundi i pandëshkueshmërisë është fundi i tranzicionit në Shqipëri!

Shkruar nga Newsbomb
Arrestimi i Veliajt, reagon Basha: Fundi i pandëshkueshmërisë
Lulzim Basha

Lideri i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar menjëherë pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. 

Përmes një postimi në rrjetin e tij social, Facebook, Basha ka përshëndetur vendosmërinë e SPAK për t'i shkuar në fund aferave korruptive, teksa inkurajon institucionet e drejtësisë të veprojnë pa asnjë hezitim kundër korrupsionit. 

Politikani demokrat u shpreh ndër të tjera se Bashkia e Tiranës, nën drejtimin e Veliajt dhe Ramës ishte kthyer në një vatër korrupsioni. Më tej ka hedhur akuza drejt kryeministrit, i cili sipas tij, është i paaftë për të ndaluar korrupsionin ose është bashkëpunëtor i të korruptuarve.

Postimi i plotë i Bashës:

Nën drejtimin e Erion Veliajt dhe me mbështetjen e Edi Ramës, Bashkia e Tiranës u kthye në një vatër korrupsioni dhe në lavatriçe të parave të pista, në shërbim të një grushti të vogël njerëzish, jo të qytetarëve.

Përshëndes vendosmërinë e SPAK për t’i shkuar deri në fund aferave korruptive dhe inkurajoj institucionet e drejtësisë të veprojnë pa asnjë hezitim kundër korrupsionit në nivelet e larta, që shkatërron mirëqenien e familjeve shqiptare.

E teksa numri i bashkëpunëtorëve të ngushtë të Edi Ramës, që popullojnë sot bangat e të akuzuarve vetëm rritet, për çdo shqiptar është e qartë, se kryeministri ose është i paaftë për t’u përballur dhe për të ndaluar korrupsionin, që vetëm ai nuk e ka parë në këto vite pranë tij, ose është bashkëpunëtor i të korruptuarve në vjedhjen e miliarda eurove.

Në të dyja rastet ai duhet të largohet.

Fundi i pandëshkueshmërisë është fundi i tranzicionit në Shqipëri!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese