
SPAK
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është arrestuar me urdhër të SPAK. Prokuroria e Posaçme ka firmosur masa sigurie dhe për 4 persona të tjerë.
SPAK ka urdhëruar vendosjen e masës së sigurisë “detyrim paraqitje” ndaj biznesmenëve Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu, Shkëlqim Fusha dhe Meriman Palushi.
Masa e vendosur ndaj tyre ka të bëjë me lidhjen e këtyre personave me hetimet që SPAK po kryen kundrejt Erion Veliaj, i cili akuzohet për 4 vepra penale. Gjithashtu nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” është vendosur dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, e cila momentalisht ndodhet në Itali.
Sondazh
Poll