Deri më tani, 04:07 të mëngjesit të kësaj të marte janë numëruar 4698 qendra votimi, nga 5225 në total.
Sipas të dhënave të afishuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve socalistët kanë vijuar të "korrin" të tjera vota, duke shkuar në 650455 vota, të ndjekur më pas nga demokratët me 425563 vota. Në vendin e tretë qëndron Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me 43609 vota, e ndjekur nga Partia Socaildemokrate e Tom Doshit me 43118 vota.
Ndërkohë që Partia Mundësia e Agron Shehajt deri më tani ka arritur që të marrë 36806 vota ndërsa Lëvizja Bashkë me 17318 vota.
E përkthyer në mandate deri në këto momente rezulton që socialistët të kenë sigurar 82 ulëse në Kuvend, ndërsa demokratët 52. Nismës Shqipëria Bëhet i ka ikur një mandat, ndërkohë që një karrige në Kuvend e ka siguruar deri tani Lëvizja Bashkë, ndërsa Partia Mundësia e Agron Shehajt ka marrë dy mandat.

