Hapësire reklamuese

Politikë

Arben Ahmetaj kërcënon Edi Ramën: Mendon se ke zhdukur letrën për EcoParkun, por është në një kuti

Shkruar nga Newsbomb
Arben Ahmetaj kërcënon Edi Ramën: Mendon se ke zhdukur
Arben Ahmetaj

Arben Ahmetaj është i ftuar në emisionin "Çim Peka Live", ku foli edhe për çështjen e shumëpërfolur "Eco Park".

Ish zv. kryeministri theksoi se qeveria aktuale mendon se ka fshirë gjithë provat që mund t'i inkriminojë, por në fakt ekziston një letër që i implikon ata. Në panelin e këtij emisioni, Ahmetaj deklaroi:

"Janë mësuar ata të zhdukin letra. Kam folur për sterilizimin, por janë mësuar siç bënë me EcoParkun. Duhet ta dijnë që një letër e EcoParkut ekziston diku. Ata mendojnë se e kanë zhdukur. Por ekziston diku, është në një kuti", u shpreh ai.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese