Hapësire reklamuese

Politikë

Arben Ahmetaj i trembur nga Zvicra: Më erdhën te dera dhe më kërcënuan, më degjeneruan në ashensor

Shkruar nga Newsbomb
Arben Ahmetaj i trembur nga Zvicra: Më erdhën te dera dhe më
Arben Ahmetaj/ © syri.net

Arben Ahmetaj është rikthyer në një intervistë të dytë për “Çim Peka live”, në Syri Tv. Ai është shprehur se ai dhe familja e tij janë duke përjetuar momente shumë të vështira.

Ai e ka nisur intervistën e tij të dytë me akuza duke thënë se SPAK e sulmon me urdhër të Kryeministrit Edi Rama.

Po ashtu, ish-ministri është shprehur i shqetësuar se disa persona janë parë pranë shtëpisë së tij dhe e kanë fotografuar duke i quajtur si kërcënime.

“Ditët e mia dhe të familjes sime janë shumë të vështira. Në të gjithë dimensionet janë ditë të vështira në çdo aspekt që do më pyesni, pas sulmeve të fundi të SPAK me urdhër të kryeministrit.

Unë jeton në një banesë normale, jo luks. Mund ta vizitosh shtëpinë time. Ne jetojmë në një shtëpi me kushte normale. Ky është ndryshimi i pseudoluksit që kujdesen dhe arsyet pse kujdesen kaq shumë do ti themi më vonë në këtë intervistë, kujdesen e merren me mua në pafundësi. Është urdhër dhe zell.

Ishte një kërcënim i drejtpërdrejtë dhe pas atij publikimi, unë kam pasur dy episode. Një episod u tre qytetarë shqiptarë, njëri prej tyre me qëndrim në Zvicër, të cilët i njoh, nuk i bëj publike për qytetarët shqiptarë, nëse do të duhet një ditë për të verifikuar vërtetësinë e asaj që them, i them edhe me emër se cilët janë, kanë ardhur kanë bërë foto tek dera e pallatit dhe janë regjistruar rastësisht nga një njeri i imi, se çfarë kanë thënë.

Një episod të cilin unë e kam ndarë me autoritet këtu, ku duke zbritur nga një ambient publik në ashensor, një bashkëqytetar që shprehte në mërmëritje dhe sipër egërsi dhe sharje dhe i njëjti person, në kafen ku unë pi kafen e paradites, se aq është dita ime në këtë vend, sërish aty përballë. E kam fotografuar, depozituar tek autoritetet, e kam marrë seriozisht, si ato tre kërcënimet të jetës time, plus atë provokim që i është bërë fëmijës tim në Tiranë, gocës time të vogël, Kelis dhe sigurisht që jam shumë alert, ashtu siç vetë kam deponuar në të tre shërbimet, të 6 emrat që janë iniciatorë të goditjeve të mundshme kundër meje dhe familjes time", tha ai. 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese