Ish-ministri Arben Ahmetaj në intervistën e tij të dytë nuk ka ndal akuzat ndaj Edi Ramës, por edhe prokurorëve të SPAK.
Ai gjatë intervistës së tij në “Çim Peka live” është shprehur se Edi Rama e ka ditur 100% se çfarë ka bërë ai. Po ashtu Ahmetaj ka treguar se si Erion Veliaj r kërcënon përmes tij kryeministrin Edi Rama.
"Edi Rama e ka ditur 100% çfarë kam bërë unë. 100%, por ky i dërgon mesazh kërcënimi; unë e di çfarë ke bërë ti. Ky. Të thuash, e di çfarë ka bërë zv/kryeministri, ti e di, ku e ke.
Ky nuk ka asnjë firmë, asgjëkundi. Ky firmë ka vetëm tek ulja e borxhit dhe deficiti. Kaq ka firmë ky njeri dhe tek dalja në tregun ndërkombëtar dhe tek sigurimi i financimit të rindërtimit dhe tek ligji i rindërtimit që unë duhet të bëja zero tendera", tha Ahmetaj ndër të tjera për "Çim Peka live" në Syri Tv.
