
Prangosja e ish-presidentit Ilir Meta me urdhër të Prokurorisë së Posaçme këtë të hënë, ka kaluar kufijtë e Shqipërisë. Ish-ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, në kohën kur nisi reforma në drejtësi, Romana Vlahutin ka reaguar për arrestimin.
Ajo thotë se në Shqipëri nuk ka më politikanë të paprekshëm dhe ky është një mësim për të gjithë ata që duan të mbizotërojë rendi dhe ligji.
"Reforma në drejtësi fuqiplotë! Nuk ka të paprekshëm. Dhe një mësim i madh për të gjithë ata që duan që ligji dhe rendi të mbizotërojë: mos kini frikë. Drejtësia mund të jetë e ngadaltë, por në fund do të vijë", shkruan ish-ambasadorja Roma Vlahutin.
???????? Justice reform in full force! There are no untouchables. And one great lesson to all who want law and order to prevail: do not be afraid. Justice might be slow, but is served eventually. https://t.co/zomDZya8uN
— RomanaVlahutin (@RVlahutin) October 21, 2024
Masë sigurie është njoftuar dhe për ish-bashkëshorten, Monika Kryemadhi, si person i lidhur me Ilir Metën për shkak të rrethanave familjare.
Ilir Meta kishte njoftuar mbajtjen e një konference publike nga selia e Partisë së Lirisë, në orën 13:40 të kësaj të hëne, datë 21 Tetor, por është arrestuar në mes të rrugës. Agjentët e BKH-së dhe efektivët e Policisë së Shtetit e kanë prangosur atë në zonën e "Cassa Italia".
Ish presidenti Meta ka deklaruar se ai nuk është marrë asnjëherë me çështje pronash apo financash, çështje me të cilat është marrë, sipas tij, bashkëshortja Monika Kryemadhi, ndaj të cilës ka po ashtu një hetim pasuror nga SPAK-u.
Në mes të qershorit zoti Meta qëndroi për më shumë se tre orë përballë hetuesve në Prokurorinë e Posaçme. Nga deklaratat e tij u mësua se ishte pyetur rreth çështjeve që lidhen me pasurinë e familjes.