Ambasada Italiane në Shqipëri ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili mbylli sytë përgjithmonë ditën e sotme në moshën 73-vjeçare.
Ambasada Italiane shkruan në rrjete sociale se Fatos Nano u angazhua në modernizimin e Shqipërisë dhe çoi përpara marrëdhëniet dypalëshe.
“Ka ndërruar jetë sot Fatos Nano, ekonomist, drejtues historik i Partisë Socialiste të Shqipërisë, disa herë Kryeministër dhe mik i Italisë.
Duke kujtuar angazhimin e tij në modernizimin e Shqipërisë dhe kontributin e dhënë në çuarjen përpara të marrëdhënieve dypalëshe, Ambasada u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë shoqëruar në jetën e tij politike.”-thuhet në njoftimin e Ambasadës Italiane.

