Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Ali Ahmeti fjalë zemre për Fatos Nanon: Iku shoku im i orëve të vështira, prehu në paqe!

Shkruar nga Newsbomb
Ali Ahmeti fjalë zemre për Fatos Nanon: Iku shoku im i orëve
FotoArkive: Ali Ahmeti dhe Fatos Nano

Politikani i lartë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti ka shkruar një mesazh të ndjerë ngushëllimi për vdekjen e Fatos Nanos, këtë të premte, në moshën 73 vjeçare. Ai quan shok dhe mik të orëve të vështira, sfidash e idealesh për liri.

"Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tim të vjetër, shokut tim të orëve të vështira, Fatos Nano. Na lidhte miqësia, bashkëpunimi dhe respekti i ndërsjellë që lindi në kohëra sfidash, kur idealet për liri, demokraci dhe zhvillim ishin udhërrëfyesit tanë të përbashkët.

Fatosi ishte njeri me vizion, guxim dhe urtësi politike, një personalitet që la gjurmë të pashlyeshme në historinë moderne të Shqipërisë.

Në këto çaste dhimbjeje, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe gjithë ata që e deshën e e vlerësuan. U prehtë në paqe miku im, Fatos Nano. Kujtimi i tij do të mbetet i gjallë gjithmonë", shkruan Ali Ahemti.

Ali Ahmeti fjalë zemre për Fatos Nanon: Iku shoku im i orëve

Ish-kryeministri dhe një nga njerëzit më të rëndësishëm të politikës shqiptare, Fatos Nano, ka mbyllur sytë përgjithmonë këtë të premte, datë 31 Tetor 2025. Ai ndodhej në terapi intensive dhe mjekët nuk kanë mundur ta zgjojnë.

Ish-kryeministri Fatos Nano ishte prej 22 ditësh në terapi intensive, në një nga spitalet private të kryeqytetit dhe ndërroi jetë zyrtarisht sot në orën 14:00.

Burime për Neësbomb.al bëjnë me dije se gjendja shëndetësore e liderit historik të Partisë Socialiste, ka qenë e rëndë. Pavarësisht ndihmës së bluzave të bardha, Fatos Nano nuk ka dhënë asnjë reagim ndaj ngacmimeve të jashtme të provokuara nga mjekët.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese